Language 

Mesazhi, 2 Tetor 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën


 

Latest Mesazhi, 2 Tetor 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
Të dashur bij! Ju ftoj të jeni të guximshëm dhe të mos tërhiqeni, sepse edhe e mira më e vogël, shenja më e vogël e dashurisë e mund të keqen që po bëhet gjithnjë më e dukshme. Bijtë e mi! Më dëgjoni në mënyrë që e mira të ketë epërsi, që të mund të njihni dashurinë e Birit Tim! Ajo është dashuria më e madhe: krahët e Birit Tim që përqafojnë. Ai që e do shpirtin, ai që është dhuruar për ju dhe gjithnjë përsëri jepet në Eukaristi, ai që ka fjalët e jetës së pasosur. Të njohësh dashurinë e tij, të ndjekësh gjurmët e tij do të thotë të kesh pasurinë e përshpirtërisë. Ajo është një pasuri që jep ndjenja të mira dhe sheh dashuri e mirësi kudo. Apostuj të dashurisë sime, bijtë e mi, ju jeni si rrezet e diellit që, me ngrohtësinë e dashurisë së Birit tim, ngrohin të gjithë përreth tyre.

Bijtë e mi! Botës i duhen apostuj dashurie, botës i duhen shumë lutje: por lutje të thëna me zemër e me shpirt, dhe jo vetëm të shqiptuara me buzë. Bijtë e mi! Priruni drejt shenjtërisë, por në përvujtëri! Në përvujtërinë që i lejon Birit tim të bëjë nëpërmjet jush atë që ai dëshiron. Bijtë e mi! Lutjet tuaja, fjalët tuaja, mendimet dhe veprat, e gjithë kjo ju hap ose ju mbyll dyert e Mbretërisë së Qiejve. Biri im ju ka treguar udhën dhe ju ka dhënë shpresën, dhe unë ju ngushëlloj dhe ju jap guxim. Sepse, bijtë e mi, unë e kam njohur dhimbjen, por kam pasur fe dhe shpresë. Tani kam shpërblimin e jetës në Mbretërinë e Birit tim. Prandaj më dëgjoni, kini guxim, mos u tërhiqni! Ju falënderoj!
To compare Medjugorje messages with another language versions choose

 


Wap Home | Updates  | Medjugorje[EN]  | Messages  | Articles[EN]  | Videos[EN]  | Pictures[EN]

Powered by www.medjugorje.ws