Language 

Our Lady of Medjugorje Messages containing 'ata'

Total found: 6
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Mirjanën dhe është e shoqëruar gjithnjë me lotë gëzimi por edhe me një farë vuajtje. Ishin më shumë se njëmijë pelegrinë rreth saj. Është datëlindja e vegjentes, dhe në përfundimin e të shfaqurave të përditëshme, Zoja i kishte premtuar të resë se për të gjithë jetën nuk do të mungonte në diten e festës saj. Kështu ka bërë dhe këte vit, duke i lënë këte mesazh:
Bij të dashur, vij tek ju si nënë me dhurata. Vij me dashuri e zemërdhëmbshuri. Bij të dashur, tek unë keni një zemër të madhe. Dëshëroj që në Te të jenë gjithë zemrat tuaja të pastruara nga agjërimi dhe lutja. Dëshëroj që sëbashku, përmes dashurisë, zemrat tona të triunfojnë. Dëshëroj që përmes këti triumfi të shihni vertetësinë e vertetë, udhën e vertetë, jetën e vertetë. Dëshëroj të shihni Birin Tim. Ju falënderoj.
Pastaj Zoja ka plotësuar dhuraten e vet me Bekimin e saj, një dhuratë kjo e çmueshme. Por ka dashur të saktësojë se i saji është vetëm bekim prej nëne dhe ka kërkuar lutje të përditëshme për ata: “që Biri im i ka zgjedhur e bekuar” – pra për meshtarët, ka thënë Marjana.
Bij të dashur, në diten e patronit të famullisë suaj, ju ftoj të imitoni jeten e shejtënve. Le të jenë ata një shembull dhe stimul për jeten e shejtnueshme. Le të jetë lutja për ju si ajri që thithni dhe jo një peshë. Bijt e mi, Hyji do t’ju manifestojë dashurinë e tij dhe ju do të provoni gëzimin që jeni të zgjedhurit e mi. Hyji do t’ju bekojë dhe do t’ju japë shumë hire. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur me trup do të jeni në tokë dhe me shpirt gjithmonë me Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër do të shihni Birin tim tek çdo njeri, do të ndjeni bashkimin me Hyjin. Unë si Nënë do të jem e lumtur sepse do të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur; do të marr për ju shelbimin. Ju falënderoj.
Në përfundim Mirjana ka thënë: “Në fillim të të shfaqurave Zoja ka bërë të shihet ate që na pret nëse në zemrat tona nuk do të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk ka qenë aspak pamje e bukur. Na ka grish të lutemi për meshtarët tonë sepse, ka thënë, pa ata nuk ka unitet”.
Bij të dashur, në këte kohë hiresh ju ftoj serish për lutje dhe sakrificë. Le të jetë dita juaj e thurur me lutje të shkurta por të zjarrta për të gjithë ata që nuk e kanë njohur Dashurinë e Hyjit. Faleminderit që i jeni pergjigjur thirrjes sime.
Të dashur bij! Kur mbi tokë mungon dashuria, kur nuk gjendet udha e shpëtimit, unë, Nëna, vij për t’ju ndihmuar që të njihni besimin e vërtetë, të gjallë e të thellë; t’ju ndihmoj që të doni me të vërtetë. Si Nënë, dëshiroj me gjithë shpirt dashurinë tuaj të ndërsjellë, mirësinë dhe pastërtinë. Është dëshira ime që të jeni të drejtë dhe të doni njëri˗tjetrin. Bijtë e mi! Jini të gëzuar në shpirt, jini të pastër, jini fëmijë! Biri im ka thënë se i pëlqen të rrijë mes zemrave të pastra, sepse zemrat e pastra janë gjithmonë të reja dhe të gëzuara. Biri im ju ka thënë të falni e të doni njëri˗tjetrin. E di se nuk është gjithmonë e lehtë: vuajtja bën të mundur që të rriteni në shpirt. Që të rriteni sa më shumë të jetë e mundur shpirtërisht, duhet të falni e të doni sinqerisht dhe me të vërtetë. Shumë bij të mi mbi tokë nuk njohin Birin tim, nuk e duan. Por ju, që doni Birin tim dhe e mbani në zemër, lutuni, lutuni dhe, duke u lutur, të keni Birin tim pranë jush: që shpirti juaj të thithë Shpirtin e tij! Unë jam në mesin tuaj dhe flas për gjëra të vogla dhe të mëdha. Nuk do të lodhem t’ju flas për Birin tim, dashuri e vërtetë. Prandaj, bijtë e mi, m’i hapni zemrat tuaja, më lejoni t’ju udhëheq si nënë! Jini apostuj të dashurisë së Birit tim! Si Nënë ju lutem: mos harroni ata që Biri im i ka thirrur për t’ju udhëhequr! Mbajini ata në zemër e lutuni për ta! Ju falënderoj!
Të dashur bij! Punë të mëdha ka bërë për mua i Gjithëpushtetshmi, ashtu sikurse i bën në të gjithë ata që ëmbëlsisht E duan dhe me besim e vërtetësi I shërbejnë. Bijtë e mi! Ati Qiellor ju do, dhe për dashuri të Tij unë jam këtu me ju. Ai ju flet: përse nuk dëshironi të shihni shenjat? Me Të gjithçka është më e lehtë. Dhimbja e jetuar me Të është më e lehtë sepse ka besim dhe besimi ndihmon në dhimbje: dhimbja pa besim çon në dëshpërim. Dhimbja që jetohet dhe i jepet Hyjit lartëson. A nuk është Biri im që falë flisë së tij të dhimbshme ka shëlbuar botën? Unë, si Nënë e saj, isha me Të në dhimbje e në mundime, kështu siç jam me ju. Bijtë e mi! Jam me ju në jetë, në dhimbje, në vuajtje, në gëzime e në dashuri; prandaj kini shpresë! Shpresa ju bën të kuptoni se ka jetë. Bijtë e mi! Unë ju flas, zëri im i flet shpirtit tuaj, zemra ime i flet zemrës suaj. Apostuj të dashurisë sime, sa ju do zemra ime amësore! Janë shumë gjërat që dëshiroj t’ju mësoj. Sa dëshiron zemra ime amësore që të jeni të plotësuar, por do të mund të jeni vetëm kur në ju do të jenë të njësuara shpirti, trupi dhe dashuria! Ju lutem si bijtë e mi, lutuni për Kishën dhe shërbëtorët e saj, barinjtë tuaj! Që Kisha të jetë siç e dëshiron Biri im, e pastër si uji burimi dhe plot me dashuri. Ju falënderoj!
To compare Medjugorje messages with another language versions choose

 


Wap Home | Updates  | Medjugorje[EN]  | Messages  | Articles[EN]  | Videos[EN]  | Pictures[EN]

Powered by www.medjugorje.ws