Language 

Our Lady of Medjugorje Messages containing 'harroni'

Total found: 7
Bij të dashur, veni Shkrimin e Shejtë në një vend të dukshem të familjes suaj dhe lexojeni. Kështu do të njihni lutjen e zemres dhe preokupimet tuaja do të jenë në duart e Hyjit. Mos harroni se jeni kalimtarë si një lule në një fushë që shihet nga larg, por që për një çast zhduket. Bijt e mi, lini një shenjë mirësie e dashurie ngado që kaloni dhe Hyji do t’ju bekojë me Bekimin e Tij të madh. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, hapjani zemren tuaj dashurisë së mëshirëshme të Hyjit në këte kohë Kreshmesh. Ati qiellor dëshëron të çlirojë nga skllavëria e mëkatit secilin prej jush. Për këte, bijt e mi, përdoreni mirë këte kohë dhe, përmes takimit me Hyjin në rrëfim, braktiseni mëkatin dhe vendosni për shenjtërim. Bëjeni këte për dashuri të Jezusit që ka shelbuar të gjithë ju me Gjakun e tij, që të jeni të lumtur dhe në paqë. Mos harroni, bijt e mi: liria juaj është dhe dobësia juaj, për këte arsye ndiqni mesazhet e mia me serjozitet. Fdaleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, edhe sot me gëzim të madh në zemren time ju ftoj për konvertim. Bijt e mi, mos harroni se të gjithë jeni të rëndësishëm në këte plan që Hyji po çon përpara përmes Medjugorjes. Hyji do që të konvertojë boten e tërë dhe dëshëron ta ftojë drejt shelbimit dhe ecjes drejt Tij që është fillimi e fundi i çdo qenie. Në mënyrë të veçantë, bijt e mi, ju ftoj të gjithëve nga thellësia e zemres sime: hapuni këti hiri të madh që Hyji ju jep përmes pranisë Sime këtu. Dëshëroj të falënderoj secilin prej jush për sakrificat dhe lutjet. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, edhe sot ju ftoj t’i ndezni zemrat tuaja me më shumë zjarr dashurie për Të Kryqëzuarin dhe të mos harroni se për hirë të dashurisë për ju ka dhënë jetën e vet që të jeni të shpëtuar. Bijt e mi, mendohuni dhe lutuni me qellim që zemra juaj t’i hapet dashurisë ndaj Hyjit. Faleminderit që i jeni përgjigjur thrirrje sime.
Bij të dashur, me gëzim të madh ju sjell Mbretin e Paqës, me qellim që Ai t’ju bekojë me bekimin e tij. Adhurojeni dhe jepni kohë Krijuesit tek i cili ngrohet zemra juaj. Mos harroni që jeni pelegrinë në këte tokë dhe gjërat mund t’ju japin gëzime të vogla, ndërsa përmes Birit tim ju është dhuruar jeta e amshueshme. Për këte jam me ju, për t’ju drejtuar drejt asaj që jua ngrohë zemrat tuaja. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Të dashur bij! Kur mbi tokë mungon dashuria, kur nuk gjendet udha e shpëtimit, unë, Nëna, vij për t’ju ndihmuar që të njihni besimin e vërtetë, të gjallë e të thellë; t’ju ndihmoj që të doni me të vërtetë. Si Nënë, dëshiroj me gjithë shpirt dashurinë tuaj të ndërsjellë, mirësinë dhe pastërtinë. Është dëshira ime që të jeni të drejtë dhe të doni njëri˗tjetrin. Bijtë e mi! Jini të gëzuar në shpirt, jini të pastër, jini fëmijë! Biri im ka thënë se i pëlqen të rrijë mes zemrave të pastra, sepse zemrat e pastra janë gjithmonë të reja dhe të gëzuara. Biri im ju ka thënë të falni e të doni njëri˗tjetrin. E di se nuk është gjithmonë e lehtë: vuajtja bën të mundur që të rriteni në shpirt. Që të rriteni sa më shumë të jetë e mundur shpirtërisht, duhet të falni e të doni sinqerisht dhe me të vërtetë. Shumë bij të mi mbi tokë nuk njohin Birin tim, nuk e duan. Por ju, që doni Birin tim dhe e mbani në zemër, lutuni, lutuni dhe, duke u lutur, të keni Birin tim pranë jush: që shpirti juaj të thithë Shpirtin e tij! Unë jam në mesin tuaj dhe flas për gjëra të vogla dhe të mëdha. Nuk do të lodhem t’ju flas për Birin tim, dashuri e vërtetë. Prandaj, bijtë e mi, m’i hapni zemrat tuaja, më lejoni t’ju udhëheq si nënë! Jini apostuj të dashurisë së Birit tim! Si Nënë ju lutem: mos harroni ata që Biri im i ka thirrur për t’ju udhëhequr! Mbajini ata në zemër e lutuni për ta! Ju falënderoj!
Të dashur bij! Biri im që është dritë dashurie, gjithçka ka bërë dhe bën, e ka bërë dhe e bën për dashuri. Kështu edhe ju, bijtë e mi, kur jetoni në dashuri dhe doni të afërmin tuaj, bëni vullnetin e Birit tim. Apostuj të dashurisë sime! Bëhuni të vegjël! Hapni zemrat tuaja të pastra ndaj Birit tim, gjersa Ai të mund të veprojë përmes jush! Me ndihmën e besimit, mbushuni me dashuri! Porse, bijtë e mi, mos harroni se është Eukaristia zemra e besimit: ajo është Biri im që ju ushqen me Trupin e tij dhe ju forcon me Gjakun e tij. Ajo është mrekullia e dashurisë: Biri im që vjen gjithmonë përsëri i gjallë për t’u dhënë jetë shpirtrave. Bijtë e mi! Duke jetuar në dashuri, ju bëni vullnetin e Birit tim dhe ai jeton në ju. Bijtë e mi! Dëshira ime amënore është që ju ta doni gjithnjë e më shumë, meqenëse ai ju thërret me dashurinë e tij. Ju jep dashuri, në mënyrë që ju ta përhapni tek të gjithë përreth jush. Nëpërmjet dashurisë së tij, si nënë jam me ju për t’ju thënë fjalë dashurie dhe shprese, për t’ju thënë fjalë të përjetshme dhe fitimtare mbi kohën e mbi vdekjen, për t’ju ftuar që të jeni apostujt e dashurisë sime. Ju falënderoj!
To compare Medjugorje messages with another language versions choose

 


Wap Home | Updates  | Medjugorje[EN]  | Messages  | Articles[EN]  | Videos[EN]  | Pictures[EN]

Powered by www.medjugorje.ws