Language 

Our Lady of Medjugorje Messages containing 'ndaj'

Total found: 6
Bij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur me trup do të jeni në tokë dhe me shpirt gjithmonë me Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër do të shihni Birin tim tek çdo njeri, do të ndjeni bashkimin me Hyjin. Unë si Nënë do të jem e lumtur sepse do të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur; do të marr për ju shelbimin. Ju falënderoj.
Në përfundim Mirjana ka thënë: “Në fillim të të shfaqurave Zoja ka bërë të shihet ate që na pret nëse në zemrat tona nuk do të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk ka qenë aspak pamje e bukur. Na ka grish të lutemi për meshtarët tonë sepse, ka thënë, pa ata nuk ka unitet”.
Bij të dashur, edhe sot ju ftoj të konvertoheni, që jeta juaj, bijt e mi, të jetë pasqyrë e mirësisë së Hyjit dhe jo e urrejtjes dhe e pabesisë. Lutuni, bijt e mi, që për ju lutja të bëhet jetë. Kështu do të zbuloni në jeten tuaj paqen dhe gëzimin që Hyji u jep atyre që e kanë zemren e hapur ndaj Dashurisë së tij. Dhe ju që jeni larg nga dashuria e mëshirëshme e Hyjit konvertohuni, kështu që Hyji të mos bëhet shurdhër ndaj lutjeve tuaja dhe të jetë vonë për ju. Për këte, në këte kohë hiresh, konvertohuni dhe vereni Hyjin në vendin e parë në jeten tuaj, Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, edhe sot ju ftoj t’i ndezni zemrat tuaja me më shumë zjarr dashurie për Të Kryqëzuarin dhe të mos harroni se për hirë të dashurisë për ju ka dhënë jetën e vet që të jeni të shpëtuar. Bijt e mi, mendohuni dhe lutuni me qellim që zemra juaj t’i hapet dashurisë ndaj Hyjit. Faleminderit që i jeni përgjigjur thrirrje sime.
Të dashur bij! Biri im që është dritë dashurie, gjithçka ka bërë dhe bën, e ka bërë dhe e bën për dashuri. Kështu edhe ju, bijtë e mi, kur jetoni në dashuri dhe doni të afërmin tuaj, bëni vullnetin e Birit tim. Apostuj të dashurisë sime! Bëhuni të vegjël! Hapni zemrat tuaja të pastra ndaj Birit tim, gjersa Ai të mund të veprojë përmes jush! Me ndihmën e besimit, mbushuni me dashuri! Porse, bijtë e mi, mos harroni se është Eukaristia zemra e besimit: ajo është Biri im që ju ushqen me Trupin e tij dhe ju forcon me Gjakun e tij. Ajo është mrekullia e dashurisë: Biri im që vjen gjithmonë përsëri i gjallë për t’u dhënë jetë shpirtrave. Bijtë e mi! Duke jetuar në dashuri, ju bëni vullnetin e Birit tim dhe ai jeton në ju. Bijtë e mi! Dëshira ime amënore është që ju ta doni gjithnjë e më shumë, meqenëse ai ju thërret me dashurinë e tij. Ju jep dashuri, në mënyrë që ju ta përhapni tek të gjithë përreth jush. Nëpërmjet dashurisë së tij, si nënë jam me ju për t’ju thënë fjalë dashurie dhe shprese, për t’ju thënë fjalë të përjetshme dhe fitimtare mbi kohën e mbi vdekjen, për t’ju ftuar që të jeni apostujt e dashurisë sime. Ju falënderoj!
Të dashur bij! Në këtë kohë të shqetësuar ju ftoj të keni më shumë besim në Hyjin që është Ati juaj në qiej dhe që më ka dërguar që t’ju përcjell tek Ai. Ju, hapni zemrat tuaja ndaj dhuratave që Ai dëshiron t’ju japë dhe në heshtje të zemrës adhuroni Birin tim Jezusin, që ka dhënë jetën e Tij me qëllim që të jetoni në përjetësi ku dëshiron t’ju përcjellë! Shpresa juaj qoftë gëzimi i takimit me të Tejetlartin në jetën e përditshme! Për këtë ju ftoj: mos lini pas dore lutjen sepse lutja bën mrekulli! Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime!.
Të dashur bij! Fjalët e mia janë të thjeshta, por janë plot me dashuri amënore dhe zell. Bijtë e mi! Mbi ju po grumbullohen gjithnjë e më shumë hije të errësirës dhe të gënjimit, por unë ju ftoj ndaj dritës dhe ndaj së vërtetës: unë ju ftoj ndaj Birit tim. Vetëm Ai mund ta shndërrojë dëshpërimin dhe vuajtjen në paqe e në kthjelltësi. Vetëm Ai mund të japë shpresë në dhimbjet më të thella. Biri im është jeta e botës. Sa më shumë do ta njihni, aq më shumë do t’i afroheni Atij, aq më shumë do ta doni, sepse Biri im është Dashuria. Dashuria ndërron gjithçka, e bën tejet të bukur edhe atë që, pa dashuri, ju duket e pakuptim. Prandaj, ju them përsëri se, nëse dëshironi të rriteni shpirtërisht, duhet të doni shumë! E di, o apostuj të dashurisë sime, se nuk është gjihtmonë e lehtë, por, bijtë e mi, edhe udhët e dhimbshme janë rrugë që çojnë në rritje shpirtërore, në besim dhe tek Biri im. Bijtë e mi! Lutuni! Mendoni Birin tim! Në çdo moment të ditës lartësoni drejt Tij shpirtin tuaj! Unë do t’i mbledh lutjet tuaja si lule të kopshtit më të bukur dhe do t’ia dhuroj Birit tim. Jini lulishtet e lules më të bukur! Ndihmoni me lutje barinjtë tuaj, që të mund të jenë etër shpirtërorë plot me dashuri ndaj të gjithë njerëzve! Ju falënderoj!
To compare Medjugorje messages with another language versions choose

 


Wap Home | Updates  | Medjugorje[EN]  | Messages  | Articles[EN]  | Videos[EN]  | Pictures[EN]

Powered by www.medjugorje.ws