Language 

Our Lady of Medjugorje Messages containing 'rriteni'

Total found: 3
Bij të dashtun, edhe sot ju ftoj të gjithëve të rriteni në dashuninë e Hyjit si një lule që ndjen rrezet e ngrohta të pranverës. Kështu edhe ju, bijt e mi, do të rriteni në Dashuninë Hyjit dhe do t’ja jepni këte të gjithë atyne që janë larg nga Hyji. Kerkojeni vullnetin e Hyjit dhe bajuni mirë të gjithë atyne që Hyji ju ka vue në udhen tuej, tue u ba dritë e gëzim. Faleminderit që i jeni përgjegjë thirrjes sime.
Të dashur bij! Kur mbi tokë mungon dashuria, kur nuk gjendet udha e shpëtimit, unë, Nëna, vij për t’ju ndihmuar që të njihni besimin e vërtetë, të gjallë e të thellë; t’ju ndihmoj që të doni me të vërtetë. Si Nënë, dëshiroj me gjithë shpirt dashurinë tuaj të ndërsjellë, mirësinë dhe pastërtinë. Është dëshira ime që të jeni të drejtë dhe të doni njëri˗tjetrin. Bijtë e mi! Jini të gëzuar në shpirt, jini të pastër, jini fëmijë! Biri im ka thënë se i pëlqen të rrijë mes zemrave të pastra, sepse zemrat e pastra janë gjithmonë të reja dhe të gëzuara. Biri im ju ka thënë të falni e të doni njëri˗tjetrin. E di se nuk është gjithmonë e lehtë: vuajtja bën të mundur që të rriteni në shpirt. Që të rriteni sa më shumë të jetë e mundur shpirtërisht, duhet të falni e të doni sinqerisht dhe me të vërtetë. Shumë bij të mi mbi tokë nuk njohin Birin tim, nuk e duan. Por ju, që doni Birin tim dhe e mbani në zemër, lutuni, lutuni dhe, duke u lutur, të keni Birin tim pranë jush: që shpirti juaj të thithë Shpirtin e tij! Unë jam në mesin tuaj dhe flas për gjëra të vogla dhe të mëdha. Nuk do të lodhem t’ju flas për Birin tim, dashuri e vërtetë. Prandaj, bijtë e mi, m’i hapni zemrat tuaja, më lejoni t’ju udhëheq si nënë! Jini apostuj të dashurisë së Birit tim! Si Nënë ju lutem: mos harroni ata që Biri im i ka thirrur për t’ju udhëhequr! Mbajini ata në zemër e lutuni për ta! Ju falënderoj!
Të dashur bij! Fjalët e mia janë të thjeshta, por janë plot me dashuri amënore dhe zell. Bijtë e mi! Mbi ju po grumbullohen gjithnjë e më shumë hije të errësirës dhe të gënjimit, por unë ju ftoj ndaj dritës dhe ndaj së vërtetës: unë ju ftoj ndaj Birit tim. Vetëm Ai mund ta shndërrojë dëshpërimin dhe vuajtjen në paqe e në kthjelltësi. Vetëm Ai mund të japë shpresë në dhimbjet më të thella. Biri im është jeta e botës. Sa më shumë do ta njihni, aq më shumë do t’i afroheni Atij, aq më shumë do ta doni, sepse Biri im është Dashuria. Dashuria ndërron gjithçka, e bën tejet të bukur edhe atë që, pa dashuri, ju duket e pakuptim. Prandaj, ju them përsëri se, nëse dëshironi të rriteni shpirtërisht, duhet të doni shumë! E di, o apostuj të dashurisë sime, se nuk është gjihtmonë e lehtë, por, bijtë e mi, edhe udhët e dhimbshme janë rrugë që çojnë në rritje shpirtërore, në besim dhe tek Biri im. Bijtë e mi! Lutuni! Mendoni Birin tim! Në çdo moment të ditës lartësoni drejt Tij shpirtin tuaj! Unë do t’i mbledh lutjet tuaja si lule të kopshtit më të bukur dhe do t’ia dhuroj Birit tim. Jini lulishtet e lules më të bukur! Ndihmoni me lutje barinjtë tuaj, që të mund të jenë etër shpirtërorë plot me dashuri ndaj të gjithë njerëzve! Ju falënderoj!
To compare Medjugorje messages with another language versions choose

 


Wap Home | Updates  | Medjugorje[EN]  | Messages  | Articles[EN]  | Videos[EN]  | Pictures[EN]

Powered by www.medjugorje.ws