Language 

Our Lady of Medjugorje Messages by month Maj

Të dashur bij! Në këtë kohë të shqetësuar ju ftoj të keni më shumë besim në Hyjin që është Ati juaj në qiej dhe që më ka dërguar që t’ju përcjell tek Ai. Ju, hapni zemrat tuaja ndaj dhuratave që Ai dëshiron t’ju japë dhe në heshtje të zemrës adhuroni Birin tim Jezusin, që ka dhënë jetën e Tij me qëllim që të jetoni në përjetësi ku dëshiron t’ju përcjellë! Shpresa juaj qoftë gëzimi i takimit me të Tejetlartin në jetën e përditshme! Për këtë ju ftoj: mos lini pas dore lutjen sepse lutja bën mrekulli! Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime!.
Të dashur bij! Biri im që është dritë dashurie, gjithçka ka bërë dhe bën, e ka bërë dhe e bën për dashuri. Kështu edhe ju, bijtë e mi, kur jetoni në dashuri dhe doni të afërmin tuaj, bëni vullnetin e Birit tim. Apostuj të dashurisë sime! Bëhuni të vegjël! Hapni zemrat tuaja të pastra ndaj Birit tim, gjersa Ai të mund të veprojë përmes jush! Me ndihmën e besimit, mbushuni me dashuri! Porse, bijtë e mi, mos harroni se është Eukaristia zemra e besimit: ajo është Biri im që ju ushqen me Trupin e tij dhe ju forcon me Gjakun e tij. Ajo është mrekullia e dashurisë: Biri im që vjen gjithmonë përsëri i gjallë për t’u dhënë jetë shpirtrave. Bijtë e mi! Duke jetuar në dashuri, ju bëni vullnetin e Birit tim dhe ai jeton në ju. Bijtë e mi! Dëshira ime amënore është që ju ta doni gjithnjë e më shumë, meqenëse ai ju thërret me dashurinë e tij. Ju jep dashuri, në mënyrë që ju ta përhapni tek të gjithë përreth jush. Nëpërmjet dashurisë së tij, si nënë jam me ju për t’ju thënë fjalë dashurie dhe shprese, për t’ju thënë fjalë të përjetshme dhe fitimtare mbi kohën e mbi vdekjen, për t’ju ftuar që të jeni apostujt e dashurisë sime. Ju falënderoj!
Bij të dashtun, në këte kohë hiresh, në të cilen Hyji më ka lejue të jem me ju, përsëri ju ftoj, bijt e mi, për konvertim. Punoni për shpetimin e botës posaçrisht tani që jam ende me ju. Hyji asht i mëshirëshëm dhe dhuron hire e këte kërkojani përmes lutjes. Unë jam me ju dhe nuk ju la vetëm. Faleminderit që i jeni përgjigjë thirrjes sime.
Bij të dashur, luteni sëbashku me mua Shpirtin e Shenjtë që t’ju udhëheqë në kërkim të vullnetit të Hyjit në udhën e shenjtërimit tuaj. Dhe ju që jeni larg lutjes konvertohuni dhe kerkojeni, në heshtjen e zemres suaj, shelbimin e shpirtit dhe ushqejeni me lutje. Unë ju bekoj të gjithëve një nga një me bekimin tim prej nëne. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
To compare Medjugorje messages with another language versions choose

 


Wap Home | Updates  | Medjugorje[EN]  | Messages  | Articles[EN]  | Videos[EN]  | Pictures[EN]

Powered by www.medjugorje.ws